Ahmeti shpreh ngushëllime për vdekjen e të miturit në Lipjan: Ngjarje që na ka tronditur të gjithëve

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shprehur ngushëllime familjes Zejnullahu për ndarjen nga jeta të të miturit Zejn Zejnullahut, që ra në lumin e Gadimes. Ai ka thënë se lajmin e ka marrur me dhimbje të thellë, pasi pavarësisht përpjekjeve të mëdha të banorëve të zonës dhe ekipeve mjekësore, nuk kanë arritur ta…

Lajme

27/01/2026 23:06

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shprehur ngushëllime familjes Zejnullahu për ndarjen nga jeta të të miturit Zejn Zejnullahut, që ra në lumin e Gadimes.

Ai ka thënë se lajmin e ka marrur me dhimbje të thellë, pasi pavarësisht përpjekjeve të mëdha të banorëve të zonës dhe ekipeve mjekësore, nuk kanë arritur ta shpëtojnë atë.

“Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur të gjithë qyetatrët. Humbja e një jete të re është një dhimbje e madhe për familjen, shkollën dhe për gjithë komunën tonë. Lusim Zotin e Madhërishëm që raste të tilla të mos përsëriten më dhe t’i japë forcë familjes për ta përballuar këtë humbje të rëndë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Zejnullahu, të afërmve, shokëve, mësimdhënësve dhe gjithë qytetarëve të Gadimes. Zoti e mëshiroftë!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: