Ahmeti për dëshminë e Hillit në Hagë: E vërteton që çlirimtarët po gjykohen në bazë të akuzave të sajuara
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka adresuar dëshminë e ish-ambasadorit, Christopher Hill, në Hagë, duke thënë që dëshmia amerikane e tregon pastërtinë e luftës për çlirim të popullit shqiptar në Kosovë. “Dëshmia amerikane në Hagë dëshmon dëlirësinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë”. “Edhe Ambasadori Kristofer Hill, njohës i…
Lajme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka adresuar dëshminë e ish-ambasadorit, Christopher Hill, në Hagë, duke thënë që dëshmia amerikane e tregon pastërtinë e luftës për çlirim të popullit shqiptar në Kosovë.
“Dëshmia amerikane në Hagë dëshmon dëlirësinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë”.
“Edhe Ambasadori Kristofer Hill, njohës i shkëlqyer i rajonit, gjatë dëshmisë së kësaj jave në Hagë konfirmoi që vetëm kryekrimineli Sllobodan Millosheviq e konsideronte UÇK- në si kriminele dhe askush tjetër”.
Ahmeti tha se një gjë e tillë shërben si vërtetim që clirimtarët e Kosovës po gjykohen me akuza të shpikura nga Serbia dhe Rusia.
“Kjo vërteton edhe deklaratat tona se çlirimtarët tanë po gjykohen me akuzë të sajuar në Beograd me porosi nga Moska”.
“Pas këtyre konfirmimeve nga autoritetet e larta amerikane dhe pas asaj që do të prezantohet javën që vjen nga Gjenerali Vesli Kllark, mbetet vetëm vendimi përfundimtar meritor, liri për çlirimtarët!”.