Ahmeti i kërkon Ismet Beqirit t’i kthejë banesën komunës
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se do të i rishikoj të gjitha banesat e komunës që i kanë fituar zyrtarë komunal në kohë të LDK-së.
Lajme
Në një intervistë në KTV për emisionin ‘038’, Ahmeti tha se personat që nuk janë më në komunë, si puna e ish kryetarit Ismet Beqiri nuk ka kuptim të shfrytëzojnë banesat komunale.
Ai ka thënë se rishqyrtim do të bëhet edhe për ata zyrtarë komunal që shfrytëzojnë banesat në lagjen ‘Bregu i Diellit’ duke përmendur kështu kryesuesin kuvendit komunal, Halim Halimi.
Ndërsa, duke iu kundërpërgjigjur ish kryetarit, Isa Mustafa, Ahmeti ka thënë se nuk dëshiron që as në realitet e as në ëndërr të punojë si ai duke thënë se deklaratat me arrogancë do t’i kushtojnë Mustafës ashtu si fjalia e famshme ‘me duar në xhepa’.
Ahmeti ka thënë se do e përkrahë Vetëvendosjen në fushatë por jashtë orarit të punës dhe do mundohet të mos bëj përurime për fushatë.