Ahmed Januzi “YLLI I JAVËS” për këtë javë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Banka Kombëtare Tregtare, vazhdojnë ndarjen e çmimit “YLLI I JAVËS”.

Sport

21/03/2022 12:51

Këtë javë fitues i lojtarit më të mirë të xhiros së 26-të, i takoi futbollistit të Dukagjinit, Ahmed Januzi.

Ahmedi fitoi çmimin  “YLLI I JAVËS”, për herë të dytë në këtë stinor.

Ai pati një paraqitje fenomenale, në fitoren shumë të rëndësishme të Dukagjinit, ndaj Llapit me rezultat 2:1.

Sulmuesi shënoi të dy golat dhe ia dhuroi pikët e plota ekipit të tij në ‘Zahir Pajaziti’, Podujevë, përcjell lajmi.net.

Fillimisht shënoi në minutën e 10` të ndeshjes, ndërsa më pas e shënoi golin e dytë në minutën 72` të ndeshjes.

Çmimin e parë, si lojtar i javës e kishte marrë në xhiron e 7-të./Lajmi.net/