Aguero në izolim, ka pasur kontakt me një person që doli pozitiv me COVID-19

Problemet të Manchester City me raste pozitive të COVID-19 duket se nuk kanë të ndalur.

Sport

10/01/2021 18:54

Së fundmi sulmuesi Sergio Aguero, që ishte shëruar nga një lëndim afatgjatë, është izoluar shkaku që ka pasur kontakt me një person që ka dal pozitiv në analizat e COVID-19, përcjellë lajmi.net.

Tani, argjentinasi do qëndrojë 10 ditë në izolim dhe do testohet rregullisht, kurse pritet të humbasë sfidat ndaj Brightonit dhe Crystal Palace.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola pas fitores ndaj Birmingham.

“Fatkeqësisht Sergio Aguero ishte në kontakt me shumë se zakonisht me një person që është pozitiv me COVID-19, andaj do qëndrojë në izolim për disa ditë”.

“Është negativ, por protokolli thotë se kush ka pasur kontakt duhet të izolohet”, tha tekniku spanjoll.

Kjo është humbje e madhe për Cityn, ngase edhe sulmuesi tjetër Gabriel Jesus është i prekur nga COVID-19./Lajmi.net/