AGK reagon me shqetësim për zhvillimet në KPM: Përpjekje për politizim në interes të pushtetit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në KMP, ku është zgjedhur kryetari i ri, pavarësisht faktit që Jeton Mehmeti ka pasur mandat deri më 21 të këtij muaji.   AGK thotë se votimi që ka ndodhur sot është përpjekje për instrumentalizim dhe politizim të KMP-së për interesa të partisë në…

Lajme

17/01/2025 16:59

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në KMP, ku është zgjedhur kryetari i ri, pavarësisht faktit që Jeton Mehmeti ka pasur mandat deri më 21 të këtij muaji.

 

AGK thotë se votimi që ka ndodhur sot është përpjekje për instrumentalizim dhe politizim të KMP-së për interesa të partisë në pushtet.

“Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore për mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila parasheh që kryetari i ri zgjidhet në mbledhjen e parë pasi t’i ketë skaduar mandati ose të jetë shkarkuar kryetari aktual”, tha AGK-ja.

Komisioni i Pavarur i Medieve, si organ kushtetues, luan rol të rëndësishëm në rregullimin e skenës mediale në Kosovë dhe, si i tillë, duhet ta ruajë pavarësinë e plotë dhe të mos lejojë ndërhyrjet politike”, thuhet tutje në reagimin e AGK-së. /Lajmi.net/