Vjen reagimi i Julian Alvarezit pas penalltisë së dyshimtë

Julian Alvarez ishte fytyra tragjike e natës së mbrëmshme në derbin madrilen mes Realit dhe Atleticos në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve. Sulmuesi argjentinas në fakt ishte i pafat pasi që, derisa po e gjuante penalltinë, rrëshqiti dhe e preku topin me të dyja këmbët, me ç’rast gjyqtari nuk e numëroi golin…

Sport

13/03/2025 21:59

Julian Alvarez ishte fytyra tragjike e natës së mbrëmshme në derbin madrilen mes Realit dhe Atleticos në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi argjentinas në fakt ishte i pafat pasi që, derisa po e gjuante penalltinë, rrëshqiti dhe e preku topin me të dyja këmbët, me ç’rast gjyqtari nuk e numëroi golin e tij, derisa në fund fituan “Los Blancos” përmes penalltive duke u kualifikuar në çerekfinale të Championsit.

Ky rast bëri bujë të madhe dhe polemikat nuk munguan.

Sidoqoftë, ish-futbollisti i Manchester Cityt nuk deshi të merrej me këtë rast, duke u treguar fer dhe duke ia uruar kundërshtarit fitoren, ndërsa pati fjalë të mëdha edhe për shokët e skuadrës.

“Urime Real Madridit për kualifikimin në rundin tjetër.”

“Faleminderit fansave tanë që e bëjnë çdo ndeshje speciale.”

“Është e dhimbshme të jemi jashtë pasi e dhamë më të mirën tonë deri në fund… Ne përsëri i shfaqëm vlerat tona si ekip, ne jemi Atléti. Të shikojmë përpara në arritjen e objektivave.”