AGK-ja solidarizohet me gazetarët e Shqipërisë së cilëve iu ndërpre puna nga aksioni policor

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u ka dale në përkrahje gazetarëve të News24, BalkanWeb, Panoramës dhe Gazetës Shqiptare pasi atyre iu ndërpre puna nga një aksion i Policisë së Shqipërisë. “Solidaritet i plotë i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK me kolegët e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare pas ndërprerjes së dhunshme të…

Lajme

09/08/2025 13:18

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u ka dale në përkrahje gazetarëve të News24, BalkanWeb, Panoramës dhe Gazetës Shqiptare pasi atyre iu ndërpre puna nga një aksion i Policisë së Shqipërisë.

“Solidaritet i plotë i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK me kolegët e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare pas ndërprerjes së dhunshme të punës nga një aksion i Policisë Shqiptare”, ka shkruar kreu i AGK-së, Xhemajl Rexha, në Facebook.

“Kjo është një goditje e dënueshme ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së shqiptarëve në informim”.

Ai ndau postimin e rrjetit SafeJournalists i cili shprehu shqetësimin e operacionit policer ndaj Focus Media Group.

“SafeJournalists është thellësisht i shqetësuar nga operacioni i policisë i kryer në orët e hershme kundër Focus Media Group në Tiranë, përkatësisht News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.”