Agjerimi për kaq ditë mund të rigjenerojë krejtësisht sistemin imunitar
Agjerimi përdoret si metodë e shpejtë e humbjes së peshës - por ai gjithashtu mund të ndihmojë trupin për të luftuar sëmundjen.
Lifestyle
Privimi nga ushqimi për pak sa dy ditë mund të rigjenerojë sistemi imunitar, duke ndihmuar trupin për të luftuar infeksionin, sipas një studimi të ri, transmeton lajmi.net.
Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë Jugore thanë se gjetjet mund të kenë implikime të mëdha për të moshuarit dhe njerëzit që vuajnë nga sistemet imunitare të dëmtuara, siç janë pacientët me kancer.
Hulumtuesit testuan efektet e agjërimit për periudha dy deri në katër ditë gjatë gjashtë muajve në minj dhe njerëz.
Valter Longo, profesor i Gerontologjisë dhe Shkencave Biologjike në Universitetin e Kalifornisë Jugore, tha se agjerimi i ndihmon qelizat e bardha për rindërtimin e tërë sistemit imunitar. /Lajmi.net/