Agjenti: Juventusi do ta blejë Moratan

Agjenti i Alvaro Moratas, Juanma Lopez ka besimin se Juventusi në fundin e edicionit do ta blejë spanjollin.

Sport

16/12/2020 11:56

Morata u huazua në Verë të “Bianconerët” për 10 milionë euro me mundësi blerje për 45 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi ka gjetur formën e duhur duke qenë titullarë nën urdhrat e Andrea Pirlos dhe një ndër yjet kryesorë të “Zonjës së Vjetër”.

Agjenti i tij është deklaruar duke theksuar se klubi italian në verë do e kompletojë transferimin.

“Në fund të sezonit, Juventusi do ta blejë Moratan nga Atletico. Jam i sigurt”, tha ai.

Morata deri me tani ka shënuar nëntë gola dhe dhuruar pesë asistime në 14 ndeshje në të gjitha garat./Lajmi.net/