Agjenti: Ja ku do të transferohet Ronaldinho

Ronaldinho pritet të transferohet në MLS apo në Kinë.

Sport

27/03/2016 13:28

Agjenti dhe vëllai i Ronaldinhos, Roberto Assis, e ka treguar të ardhmen e futbollistit brazilian.

Dikur lojtari më i mirë në botë pritet ta vazhdojë karrierën në MLS apo në Kinë.

“Destinacionet e tij të mundshme janë MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Superliga Kineze”, ka thënë agjenti.

Ronaldinho aktualisht është pa angazhim, pas largimit nga Fluminense në shtator.