Agjenti i Martinez zhgënjen tifozët e Milanit

Agjenti i Jackson Martinezit ka zhgënjyer tifozët e Milanit duke thënë se klienti i tij nuk ka vendosur ende asgjë për të ardhmen e tij.

Sport

14/06/2015 21:37

Kohëve të fundit është thënë se Jackson Martinez është pothuajse lojtar i ri i Milanit, pasi një gjë të tillë e ka thënë edhe presidenti i Portos.

Sidoqoftë, një gjë të tillë e ka mohuar agjenti i Martinezit duke thënë se klienti i tij nuk ka vendosur ende asgjë për të ardhmen.

“Jackson nuk ka thënë asgjë sepse nuk ka ndonjë arsye për të bërë një gjë të tillë. Asgjë nuk është vendosur. Për më tepër, i vetmi person që do të flas në këtë kohë jam unë”, u shpreh agjenti i lojtarit.