Agjenti i Locatellit: Kemi punuar një vit e gjysmë për transferimin te Juventusi
Manuel Locatelli është transferuar te Juventusi.
Sport
Locatelli ka kaluar te Juventusi pak ditë më parë në formë huazimi për dy vite me obligim blerje në vitin 2023 për afro 40 milionë euro, transmeton lajmi.net.
Agjenti i futbollistit, Stefano Castelnuovo, në një intervistë për ‘Tuttosport’ zbuloi se sa kanë zgjatur negociatat mes dy klubeve.
“E vërteta është se ne kemi punuar në këtë transferim për një vit e gjysmë, jo dy muaj, tha fillimisht ai.
“Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, e donte Locatellin sezonin e kaluar, pastaj Federico Cherubini bëri mirë që finalizojë lëvizjen këtë verë. Ishte e thjeshtë pasi Sassuolo dhe Giovanni Carnevali u treguan se ishin shitës shumë të mirë”, vazhdoi ai.
Shumë analist italian janë shprehur të habitur se si arriti gjiganti italian ta transferojë mesfushorin në huazim për dy vite e më pas të paguajë.
“Kushdo që mendon se Sassuolo ia dha Locatellin Juventusit nuk e ka lexuar siç duhet. Përfundimi i një transferimi të kësaj madhësie, në gati 40 milionë euro gjatë një momenti dramatik ekonomik për klubet në të gjithë botën, dhe veçanërisht futbollin italian, është një marrëveshje e madhe”.
“Juventusi gjithmonë donte Locatellin, ndërsa Cherubini e dëshmoi veten se ishte një negociator i durueshëm. Ai ishte i qartë me ne që ditën e parë na tha: Locatelli është objektivi jonë dhe herët a vonë ne do ta nënshkruajmë atë”
“23-vjeçari donte Juventusin me çdo kusht, aventura e tij fillon tani. Ai ishte shumë i lumtur kur nënshkroi kontratën, por edhe i rraskapitur. Ishte një pritje e gjatë”, përfundoi Stefano Castelnuovo. /Lajmi.net/