Agjenti i Lewandowski: Ai dëshiron të largohet, askujt s’i intereson për paratë, por ai nuk ndihet i respektuar

Agjenti i Lewandowski ka dhënë disa komente lidhur me situatën e lojtarit te Bayern Munich.

Sport

22/05/2022 22:14

Lewandowski vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm dhe tashmë duket se kjo çështje nuk ka shpëtim.

Kështu ka bërë të ditur agjenti i lojtarit, i cili thotë se Bayerni e ka humbur polakun.

“Ai dëshiron të largohet gjatë kësaj vere, askujt nga ne s’po i intereson për paratë. E vërteta është se ai nuk ndihet i respektuar nga bordi tash e disa muaj”, ka thënë Zahavi, transmeton lajmi.net.

“Bayerni e ka humbur Lewandowskin jo vetëm në termin e futbollistit, por edhe si njeri”, shtoi ai për ‘Bild’.

Lewandowski lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona. /Lajmi.net/