Agjenti i Kroos: Klubi që e do Haaland do t’i kushtojë 250 – 300 milionë euro

12:38 | 3 Nentor 2021

Agjenti i mesfushorit Toni Kroos, Vlker Struth ka dhënë disa detaje interesante për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Norvegjezi pritet që në verë të bëhet me skuadër të re, derisa ka klauozlë lirimi me vlerë 75 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Por, Struth thotë se transferimi i Haaland në verë do kushtojë ndërmjet 250-300 milionë euro.

“Transferimi i Haaland do ndodh në vitin 2022. Ai ka klauzolë lirimi. Paketa e kompletuar për pesë vite kontratë plus komisionin për agjentin do jetë rreth 250 – 300 milionë euro”, deklaroi ai për Bild.

Haaland që është i lënduar për momentin, vlerësohet si një nga lojtarët që do shkëlqejnë në dekadën e radhës, por Struth nuk beson se Bayern Munich do arrijë ta transferojë gjatë verës.

“Edhe nëse kisha shumë para, nuk do e bleja. Kjo do thyente tërë Gjermaninë nëse një lojtar fiton 50 milionë euro”.

Ndërkohë, Haaland ka kontribuar me 68 gola në 67 ndeshje që prej kalimit te gjiganti gjerman./Lajmi.net/