Agjenti i Karim Benzemas i kundërpërgjigjet postimit të Piques

Karim Djaziri, agjenti i Benzemas iu kundërpërgjigj postimit të Piques, pas fitores së thellë të katalanasve.

Sport

21/03/2022 10:40

Barcelona arriti të marrë një fitore të thellë 4:0, pas një super paraqitje në ‘Santiago Bernabeu’.

Pas ndeshjes reagoi qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique i cili postoi në rrjetin e tij social Twitter, duke thënë se Barcelona është kthyer.

Spanjollit iu kundërpërgjigj agjenti i Karim Benzema, Karim Djaziri.

“Ne kemi gjetur kopertinën e ‘Sport’. Le të shpresojmë që këtë herë të mos jetë gabim”, reagoi agjenti, transmeton lajmi.net.

Ai reagoi për kohën kur po flitej se Neymar do të largohej nga Barcelona. Pique ishte ai që kishte postuar një foto me brazilianin, me mbishkrim ‘do të qëndrojë’ dhe në fund lojtari u largua.

Kundërpërgjigja e agjentit të Benzemas, erdhi që ta paralajmëronte Piquen se kishte gabuar një herë./Lajmi.net/