Agjenti i Jorginhos, Joao Santos: Pas finales do të shqyrtojmë të ardhmen

Agjenti i Jorginhos, Joao Santos ka bërë një deklaratë interesante.

Sport

29/05/2021 09:52

Joao Santos ka deklaruar që e ardhmja e Jorginhos do të diskutohet pas finales së Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

“Pas finales së Ligës së Kampionëve, ai do të mendojë për Kampionatin Evropian “Euro 2020” fillimisht dhe pastaj kur të përfundojë do të shohim”, tha Santos.

“Ai do të dëshironte të rikthehej në Itali, por të shohim atë në fanellën e Napolit varet nga presidenti De Laurentiis”, përfundoi Joao Santos./Lajmi.net/