Agjenti i Gavi i befasuar – Barca nuk po i dërgon lojtarit ofertën për rinovimin e kontratës

Barcelona nuk janë duke nxituar për rinovimin me Gavi.

Sport

25/05/2022 12:00

Gavi shihet si një nga lojtarët më premtues në futbollin spanjoll, rrjedhimisht në skuadrën e Barcelonës.

Mesfushori është në fundin e kontratës me Barcelonën dhe klubi ka thënë se është primare që të rinovohet me të.

Megjithatë, raportimet e fundit nga Spanja flasin për një neglizhencë të Barcës, përcjell lajmi.net.

Agjenti i Gavit thuhet të ketë bërë të ditur se nuk ka pranuar asnjë ofertë për rinovimin e kontratës së klientit të ti.

Për më shumë, Ivan de la Pena është në pritje të një oferte tash e 15 ditë.

Barcelona ndërkohë është duke punuar edhe për një marrëveshje me Ousmane Dembele. /Lajmi.net/