Agjenti i Dybalas te Juventusi për të diskutuar rinovimin e kontratës

Agjenti Jorge Antun ka planifikuar një takim me Juventusin për të diskutuar kontratën e re për sulmuesin Paulo Dybala.

Sport

11/08/2021 13:56

Sipas Sky Sport Italia, bordi i “Bianconerëve” do të takohet me agjentin e argjentinasit, transmeton lajmi.net.

Dy palët janë duke provuar të gjejnë marrëveshjen për rinovim, por lojtari është rikthyer në stërvitje.

Dybala është shëruar nga lëndimi muskulor dhe rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit, derisa Massimiliano Allegri ka zbuluar se mund të përfshihet në vikend.

Në të njëjtën kohë, Juventus vazhdon të punojë me “Zonjëne  Vjetër”. Pas takimit të parë me 7 korrik, dy palët do takohen sërish sot.

Kontrata e argjentinasit skadon në vitin 2022 dhe Juventus i ka ofruar kontratë të re deri në vitin 2025 me mundësi vazhdimi për një tjetër.

Marrëveshja thuhet se vlen 8 milionë euro për sezon dhe lojtari ka besimin e trajnerit, që e sheh si ylli i skuadrës.

Ndeshja e radhës për Juventusin është ndaj Atalantas, ndeshje në të cilën Dybala mund të jetë i gatshëm./Lajmi.net/