Agjenti i Bale: Nëse do kishte hapësirë në ekip, do ishte një lojtar i madh

Agjenti i Bale, Joshua Barnett sulmoi Real Madridin, në lidhje me minutat e tij te 'Los Blancos'.

Sport

26/03/2022 10:13

Gareth Bale nuk po e gjen vetën te Real Madridi, por njëjtë nuk mund të themi edhe për kombëtaren e Uellsitë.

Në Madrid ai vazhdon të mos ketë minuta, por me kombëtare është një lojtar mjaft vendimtar.

Në ndeshjen e play-offit për Kupën e Botës, me Austrinë shënoi dy gola, kështu duke e dërguar Uellsinë në finale të play-offit.

Agjenti i Bale, Joshua Barnett sulmoi Real Madridin duke thënë se nëse do kishte hapësirë në ekip, ai do ishte një lojtar i madh.

“Nëse do të kishte hapësirë më shumë në ekip, ai do ishte një lojtar i madh”, tha agjenti, transmeton lajmi.net.

Gareth Bale ka kontratë me Real Madridin deri në fund të sezonit dhe pritet të largohet nga kryeqyteti spanjoll gjatë merkatos së verës./Lajmi.net/