Agim Bahtiri reagon pas incidentit në Skenderaj: Krejt Drenica janë çu në këmbë për Albin Kurtin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me disa anëtar të partisë së tij në mbrëmjen e sotme po qëndron në rajonin e Drenicës. Por në Skenderaj, Kurti nuk u prit mirë nga një grup i qytetarëve. Ata me brohoritje kundër Kurtit kanë hedhur edhe vezë në drejtim të tij.

Lajme

01/02/2021 21:15

Por këto sulme ndaj Kurtit, kreu i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri nuk po i sheh serioze. Ai në një deklaratë për IndeksOnline tha se e gjithë Drenica është me Kurtin.

“Unë tash erdha në Prekaz iu bashkova zt.Kurti. Tash jemi duke shku në Polac.
Një mund t’ua them se e gjithë Drenica është me Kurtin. Unë po shoh entuziazëm, krejt janë çu në këmbë dhe janë kthy nga Albin Kurti”, tha Bahtiri për IndeksOnline.

Kurti në Prekaz

Ky tubim i Vetëvendosjes është duke u zhvilluar nën kujdesin e Njësive Speciale të Kosovës.

Skenderaj njihet historikisht që ka përkrahur Partinë Demokratike të Kosovës, por si duket nuk e kanë disponimin e mirë që në qytet të tyre të vije Albin Kurti.