Mashtrimet me sms ku qytetarëve po u merren të dhënat bankare, Policia del me detaje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren është deklaruar lidhur me një dukuri shqetësuese që është duke u shfaqur në zonën e përgjegjësisë, e cila paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë financiare të qytetarëve. Policia njoftoi se qytetarë të ndryshëm kanë pranuar mesazhe telefonike të rreme, përmes të cilave njoftohen se xhirollogaritë e tyre bankare do…

Lajme

04/05/2026 13:47

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren është deklaruar lidhur me një dukuri shqetësuese që është duke u shfaqur në zonën e përgjegjësisë, e cila paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë financiare të qytetarëve.

Policia njoftoi se qytetarë të ndryshëm kanë pranuar mesazhe telefonike të rreme, përmes të cilave njoftohen se xhirollogaritë e tyre bankare do të bllokohen nëse nuk ndërmarrin veprime të menjëhershme.

Sipas njoftimit, në këto mesazhe përfshihet një lidhje (link) e dyshuar, ku kërkohet nga qytetarët të fusin të dhënat e tyre personale dhe bankare. Pas futjes së këtyre të dhënave, persona të paautorizuar arrijnë të kenë qasje në llogaritë bankare të viktimave dhe përfitojnë mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme, konkretisht xhirollogaria e tyre zbrazet.

Këshilla për qytetarët:

📩🚫 Mos hapni linke të dyshimta

Mos klikoni në lidhje (linke) të panjohura të pranuara përmes SMS apo aplikacioneve.

👤🔑🚫 Mbroni të dhënat personale

Mos ndani fjalëkalime, kode apo informata personale në platforma të pasigurta.

⚠️📞 Raportoni menjëherë

Nëse dyshoni për mashtrim, lajmëroni rastin menjëherë në polici.

🛡️👮 Siguria është prioritet

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e qytetarëve dhe luftimin e veprimeve të kundërligjshme./Lajmi.net/