Sonte transmetohet intervista me Hashim Thaçin nga Haga, Fevziu: Përgjigjet janë dhënë me shkrim, të shkruara me dorën e tij
Gazetari Blendi Fevziu ka bërë të ditur se sot do të transmetohet intervista me ish-presidentin Hashim Thaçin, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë. Ai ka sqaruar se përgjigjet e Thaçit kanë ardhur me vonesë, ndonëse pyetjet i ishin dërguar që në muajin nëntor, çka sipas tij ka bërë që disa prej tyre të jenë…
Lajme
Gazetari Blendi Fevziu ka bërë të ditur se sot do të transmetohet intervista me ish-presidentin Hashim Thaçin, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.
Ai ka sqaruar se përgjigjet e Thaçit kanë ardhur me vonesë, ndonëse pyetjet i ishin dërguar që në muajin nëntor, çka sipas tij ka bërë që disa prej tyre të jenë tashmë jashtë kontekstit.
Fevziu ka theksuar se përgjigjet e ish-presidentit janë dhënë me shkrim, të shkruara me dorën e tij.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai ka treguar edhe për përmbajtjen e intervistës, duke përmenduar se ajo është realizuar përmes pyetjeve të dërguara më herët.
“Intervista është zhvilluar para dhjetorit, pyetjet janë çuar në nëntor, ndërkohë zgjedhjet janë zhvilluar në dhjetor, por pyetjet janë në përgjithësi për raportin e tij me izolimin, raportin e tij me Kosovën dhe raportin e tij me lirinë, këto janë tri pikat kryesore të boshtit të intervistës”, tha Fevziu.