Agim Bahtiri mori më shumë vota se PDK-ja në Mitrovicë të Jugut
Ka përfunduar numërimi i votave për kandidatë për deputetë në Mitrovicë të Jugut. Pas numërimit 100 për qind të votave, kandidati i VV-së nga kjo komunë, i famshmi, Agim Bahtiri ka marrë më shumë vota se komplet PDK që për kandidatë për kryeministër e pati Bedri Hamzën i cili vjen nga qyteti i Mitrovicës së…
Lajme
Ka përfunduar numërimi i votave për kandidatë për deputetë në Mitrovicë të Jugut.
Pas numërimit 100 për qind të votave, kandidati i VV-së nga kjo komunë, i famshmi, Agim Bahtiri ka marrë më shumë vota se komplet PDK që për kandidatë për kryeministër e pati Bedri Hamzën i cili vjen nga qyteti i Mitrovicës së Jugut, transmeton lajmi.net.
PDK në zgjedhjet e 28 dhjetorit mori 9486 vota në Mitrovicë të Jugut, kurse Agim Bahtiri mori 9648 vota.
Bedri Hamza mori 8009 vota në vendlindje./lajmi.net/