Agim Ademi priti në takim kontingjentin e ri të KFOR-it italian

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, priti sot në takim udhëheqësit e kontingjentit të ri të KFOR-it italian, me të cilët FFK ka pasur gjithmonë një bashkëpunim të ngushtë dhe të suksesshëm. Në takim morën pjesë Guidace Domenico, Naimo Benedetto dhe Paolino Alessandro, të cilët janë përgjegjës për drejtimin e kontingjentit…

Sport

29/07/2025 12:32

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, priti sot në takim udhëheqësit e kontingjentit të ri të KFOR-it italian, me të cilët FFK ka pasur gjithmonë një bashkëpunim të ngushtë dhe të suksesshëm.

Në takim morën pjesë Guidace Domenico, Naimo Benedetto dhe Paolino Alessandro, të cilët janë përgjegjës për drejtimin e kontingjentit të ri. Kryetari Ademi u uroi mirëseardhje dhe shprehu mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it italian, sidomos në aspektin e inxhinierisë dhe përkrahjes logjistike në infrastrukturën sportive.

Gjatë takimit, palët rikonfirmuan angazhimin për vazhdimin e projekteve të përbashkëta, veçanërisht në ndihmën që KFOR-i italian ka ofruar në të gjitha kampet e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kryetari Ademi falënderoi kontingjentin italian për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në zhvillimin e sportit dhe infrastrukturës në vend.

Postimi i plotë: 

Sot prita në takim ekipin e ri të KFOR-it italian, me të cilët gjithmonë kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer.
Guidace Domenico, Naimo Benedetto dhe Paolino Alessandro, udhëheqës të kontingjentit të ri të KFOR-it italian iu urova mirëseardhje dhe së bashku rikonfirmuam vazhdimin e projekteve të përbashkëta.
Në kuadër të mandatit të KFOR-it, kontingjenti italian është përgjegjës për inxhinierinë dhe në këtë drejtim ka kontribuar ndjeshëm në të gjitha kampet e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Falenderojmë KFOR-in për bashkëpunimin dhe mbështetjen!