Afrim Tovërlani konfirmon se Etnik Brruti ka zgjedhur të luaj për Shqipërinë
Tashmë është e konfirmuar, Etnik Brruti po e lë Kosovën për t’iu bashkuar Shqipërisë. Në një kohë kur futbollisti i Malishës pritej të kalonte nga Kosova U21 për te Kosova A, e drejtuar nga Franco Foda. Lajmin e ka konfirmuar Afrim Tovërlani, trajner i deritanishëm i Etnik Brrutit te Kosova U21. Afrim Tovërlani i ka…

Sport
Tashmë është e konfirmuar, Etnik Brruti po e lë Kosovën për t’iu bashkuar Shqipërisë.
Në një kohë kur futbollisti i Malishës pritej të kalonte nga Kosova U21 për te Kosova A, e drejtuar nga Franco Foda.
Lajmin e ka konfirmuar Afrim Tovërlani, trajner i deritanishëm i Etnik Brrutit te Kosova U21.
Afrim Tovërlani i ka akuzuar menaxherët e futbollistëve që po i joshin e po i mashtrojnë.
“Po, Etniku na ka thënë se po e zgjedh Shqipërinë për shkak të pasaportës shqiptare, përmes së cilës mund te transferohet më lehtë në Rusi. Lojtarët tanë po mashtrohen nga disa kuazi-menaxhera, që po i joshin dhe po i mashtrojnë”, tha ai për T7.
Ai pati edhe kritika ndaj presidentit të FSHF-së, Armand Dukës, që sipas tij nuk po e ndalin këtë trend.
“Nuk kam koment për lojtarët që po e tradhëtojnë fanellën Dardane dhe që po luajnë me punën, mundin dhe djersën tonë. Këtu kanë faj edhe Duka dhe FSHF që nuk po e ndalin këtë trend. Ne nuk kemi forcë e fuqi që të punojmë për dy ekipe (Kosovë dhe Shqipëri)”, përfundoi Tovërlani.
Etnik Brruti ishte kapiten i Kosovës U21, derisa futbollin e tij e zhvillon në Superligën e Kosovës me Malishevë.