Aeroporti “Adem Jashari” fiton çmime ndërkombëtare
Në njërën ndër garat më të mëdha botërore në 12th InternationalBusinessAëards, ANP' Adem Jashari' ka fituar tri çmime, në tri kategoritë që ishte dominuar.

Lajme
Nëpërmjet një komunikate për media, zyra e aeroportit “Adem Jashari” bën të ditur se këto çmime janë ndarë nga StevieAwards 2015, transmeton lajmi.net
Me këtë rast, në marrjen e çmimeve në prezencën e shumë kompanive të mëdha nga mbarë bota Drejtori Gjeneral i ANP ‘ Adem Jashari’, HaldunFiratKöktürk ndër të tjerash tha:
“Këto çmime fitohen nga grupi i kompanive Limak për projektin në shtetin e Kosovës i cili është një shtet i pavarur dhe shteti më i ri në Evropë. Janë këto çmime që më motivojnë mua dhe punonjësit në Kosovë”.
Çmimet e fituara janë në kategoritë:
- Drejtori i vitit/çmimi i argjendtë(CEO of the year)
- Kompania e vitit në transport/çmimi i bronztë(Company of the year in transportation)
- Programi i vitit për përgjegjësi sociale/çmimi i bronztë (Corporate social responsibility of the year)
Përndryshe këto janë ndër çmimet më prestigjioze që i ndahen ANP ‘Adem Jashari’. /lajmi.net