Adrian Nuhiu para ndeshjes ndaj Antwerpit: Skuadra është mirë, shoh motiv të veçantë
Adrian Nuhiu ka folur para ndeshjes që Drita do ta ketë ndaj Antwerpit në kuadër të kualifikimeve për Conference League. Tekniku ndër të tjera u shpreh se skuadra është në disponim për ndeshjen e nesërme, ku sipas tij, ka një motivim shtesë për të fituar. “Skuadra është mirë, shoh një motiv të veçantë për ndeshjen…

Sport
Adrian Nuhiu ka folur para ndeshjes që Drita do ta ketë ndaj Antwerpit në kuadër të kualifikimeve për Conference League.
Tekniku ndër të tjera u shpreh se skuadra është në disponim për ndeshjen e nesërme, ku sipas tij, ka një motivim shtesë për të fituar.
“Skuadra është mirë, shoh një motiv të veçantë për ndeshjen e nesërme. Na pret një sfidë e madhe, një mundësi shumë e mirë për futbollistët tanë që të tregojnë vlerën”, tha ndër të tjera.
Ndeshja në mes të Dritës dhe Antwerpit luhet nesër më fillim nga ora 20:00, në “Fadil Vokrri”.
Përballja e parë në mes të tyre përfundoi me rezultat 0-0. /Lajmi.net/