Adri nxjerr pamjet, momenti kur ia vjedhin veturën dhe largohen me shpejtësi

Këngëtari i njohur, Adri Rogaqi, ka ndarë me ndjekësit një lajm mjaft shqetësues mëngjesin e sotëm. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se ka rënë pre e një vjedhjeje, ku i është marrë vetura e tij e tipit Audi në rrethana mjaft të guximshme. Sipas detajeve që ka ndarë vetë…

ShowBiz

26/12/2025 16:07

Këngëtari i njohur, Adri Rogaqi, ka ndarë me ndjekësit një lajm mjaft shqetësues mëngjesin e sotëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se ka rënë pre e një vjedhjeje, ku i është marrë vetura e tij e tipit Audi në rrethana mjaft të guximshme.

Sipas detajeve që ka ndarë vetë Adri, ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45 (referuar pamjeve të kamerave të sigurisë). Vjedhja ka ndodhur në fshatin Zhelinë, konkretisht në rrugën e vjetër, ku hajdutët kanë arritur të marrin mjetin dhe të largohen me shpejtësi në errësirë.

Përveç fotografive të makinës, Adri ka publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin e vjedhjes.

Ai u ka bërë një thirrje publike të gjithë ndjekësve të tij, me fokus të veçantë te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që të jenë me “sy hapur” dhe ta lajmërojnë nëse shohin makinën e tij.