Adoleshentët deklarojnë se nuk dëshirojnë të lindin fëmijë

Një lëvizje e quajtur #jofëmijënëtëardhmën ka bërë që adoleshentët të binden mos të lindin fëmijë.

Fun

19/09/2019 17:17

Dhe kjo do të vazhdoj deri kur qeveria të marr masa dhe politika për të bërë diçka rreth ngrohjen dhe ndryshimeve klimatike.

Historitë rreth fatkeqësive që lidhen me ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale sot janë të shumta, ndërsa një numër i madh i zyrtarëve në botë kanë ndërmarrë disa hapa për të adresuar këtë çështje, por ende nuk është bërë sa duhet, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Një adoleshente e quajtur Ema në Universitetin e Kanadës, së fundmi ka hapur një lëvizje për të ngritur vetëdijen rreth kësaj çështje, po ashtu për t’i bërë thirrje edhe qeverisë për të ndërmarrë hapa dhe ta kuptojnë se si ndryshimet globale do të ndikojnë tek ne dhe fëmijët tanë.

Ajo në një intervistë tha se “Kur je fëmijë beson se qeveria mund të ndryshoj gjithçka, kështu që jam bërë pjesë e ekipës së gjelbërt që kemi punuar në riciklim dhe besoj që gjërat mund të ndryshojnë për të mirë.

“Pa të ardhme, nuk ka fëmijë”. /Lajmi.net/