Aditivi që vendoset në ushqime të zakonshme, ua shkakton këtë problem
Një gamë e gjerë e ushqimeve përmbajnë përbërës që i quajmë emulsifierë, i cili mund të rrisë ankthin tek një person.
Lifestyle
Prodhuesit përdorin këto kimikate për të ndryshuar cilësinë e ushqimit dhe për të zgjatur jetëgjatësinë e tyre, transmeton lajmi.net.
Kimikatet përfshijnë emulsifikues në shumë ushqime, për shembull, disa lloje të bukës, çokollatës, margarinë, mishit të përpunuar, dhe ushqimeve të tjera.
Studimet e mëhershme kanë treguar se emulsifikuesit mund të ndryshojnë mikrobiomin e minjve, duke shkaktuar inflamacion të ulët dhe duke rritur rrezikun e obezitetit, së bashku me çrregullime metabolike.
Një studim në njerëz konkludoi se bakteret e zorrëve “mund të ndikohen drejtpërdrejt nga këta aditivë ushqimi të përdorur në baza ditore, në një mënyrë që më pas çon në inflamimin e zorrëve”.
Kohët e fundit, një grup hulumtuesish nga Universiteti Shtetëror i Gjeorgjisë në Atlanta vendosën të hetonin nëse dy emulsifikues të përbashkët – karboksimetilceluloza (CMC) dhe polisorbati-80 (P80) – mund të ndikojnë gjithashtu në mirëqenien mendore.
Shkencëtarët treguan se emulsifikuesit kishin ndikim në bakteret e zorrëve, por në mënyra të ndryshme për minjtë meshkuj dhe femra. Ata gjithashtu treguan se ndryshimet në sjellje dallonin mes gjinive.
Tani për tani, studiuesit rekomandojnë që ne duhet të vlerësojmë vetëvetiu aditivët e ushqimit për ndikimin e tyre në bakteret e zorrëve.
Hulumtuesit botuan gjetjet e tyre në revistën “Scientific Reports”. /Lajmi.net/