Adios, Paco

Paco de Lucia, legjenda e kitarës, e cila ndihmoi në promovimin e flamengos në audiencën globale, ka ndërruar jetë në Meksikë, pas një sulmi në zemër, në moshën 66 vjeçare, kanë njoftuar zyrtarët andaluzianë të mërkurën. I lindur si Francisco Sanchez Gomez, gjiganti i flamengos është njohur me modernizimin e muzikës tradicionale spanjolle ‘gypsy’, me…

ShowBiz

26/02/2014 12:00

Paco de Lucia, legjenda e kitarës, e cila ndihmoi në promovimin e flamengos në audiencën globale, ka ndërruar jetë në Meksikë, pas një sulmi në zemër, në moshën 66 vjeçare, kanë njoftuar zyrtarët andaluzianë të mërkurën.

I lindur si Francisco Sanchez Gomez, gjiganti i flamengos është njohur me modernizimin e muzikës tradicionale spanjolle ‘gypsy’, me influencë të Jazz dhe Bossa Nova gjatë karrierës së gjatë prej dekadash.

Kryetari i Bashkisë së Algeciras, Jose Ignacio Landaluce, vdekjen e De Lucias e konsideroi një “humbje e pariparueshme për botën e kulturës dhe për Andalusinë”, njoftuan mediat spanjolle, pasi u deklarua ditë zie në qytetin e tij të lindjes.

I lindur në rajonin jugor spanjoll më 21 dhjetor 1947, Paco de Lucia u bë një muzikant gjigant duke i gërshetuar llojet jazz, pop e klasike, të influencuara nga folku tradicional i flamencos. Ai e ndoqi rrugën e babait, një këngëtar me origjinë gjipsi.

“Gjipsi janë më të mirë kur e dëgjojnë muzikën e tyre që nga lindja. Nëse nuk do të lindesha në shtëpinë e babait tim, nuk do të isha askush. Nuk besoj në gjenitë spontan”, kishte thënë ai.

“Babai më kishte mësuar t’i mëshoj kitarës që kur isha i vogël”, ishte një tjetër deklaratë e Paco de Lucia, i cili la me vete një muzikë të pavdekshme.

Që nga mosha 12 vjeçare, Lucia kishte nisur ta luante dhe mësonte flamencon. Si 15 vjeç, ai kishte nisur incizimet në Madrid, ndërsa në moshën 18 vjeçare e kishte lansuar albumin e parë.

Në vitin 2004 ai ishte shpërblyer me çmimin prestigjioz spanjoll ‘Asturias Prize for Art’, si ‘artisti më universal i flamencos ‘.

Për shumë vite, Lucia ishte zhvendosur në Meksikë, por në vitet e fundit ishte kthyer në Toledo të Spanjës.

 

 Paco de Lucia – Entre Dos Aguas