‘Adidas’ po përdor mbetjet e plastikës, të hedhura në oqean, për atlete e veshje sportive

Adidas prodhon mbi 400 milionë palë atlete çdo vit.

Auto & Tek

02/09/2019 18:28

Industria përpunuese e tyre kërkon sasi të madhe materiale për t’i ndërtuar ato. Por vazhdimisht krijimi i materialeve të reja nuk është i preferueshëm për mjedisin, transmeton lajmi.net.

Ekspertët parashikojnë që në 30 vite, pakrahasimisht, sasia e mbeturinave plastike do të rritet më shumë sesa numri i peshqve. Një studim vlerëson se 90% e detit kanë konsumuar një formë të mbeturinave plastike.

Në vitin 2019, Adidas pret të prodhojë 11 milionë palë këpucë me plastikë të ricikluar, të nxjerrë nga oqeani. Kjo është më shumë se dyfishi i asaj që bëri në vitin 2018.

Parley dhe partnerët e saj mbledhin mbeturina nga zonat bregdetare si Maldive. Mbeturinat më pas klasifikohen, dhe plastika e rikuperuar dërgohet në një fabrikë përpunimi në Adidas. Kompania përdor shishe plastike që përmbajnë polietilen terefalat, ose PET.

Fabrika e përpunimit shtyp, pastron dhe dehidraton mbeturinat, duke mos lënë asgjë tjetër përveç copëzave të vogla plastike. Poliesteri i ricikluar kërkon më pak ujë dhe më pak kimikate dhe ndihmon në parandalimin e ndotjes plastike.

Qëllimi i Adidas është të zëvendësojë të gjithë poliesterin e virgjër me poliester të ricikluar deri në vitin 2024. /Lajmi.net/