Ademi: Ismajl Ajeti dhe Mirsad Çollaku rikonfirmohen në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se delegatët e Lidhjeve Rajonale të Futbollit të Prishtinës dhe Prizrenit i kanë dhënë sot mbështetje unanime Ismajl Ajetit dhe Mirsad Çollakut si kandidatët e propozuar për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së për mandatin 2026–2030. Ademi thekson se rikonfirmimi i tyre…

Sport

15/01/2026 21:47

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se delegatët e Lidhjeve Rajonale të Futbollit të Prishtinës dhe Prizrenit i kanë dhënë sot mbështetje unanime Ismajl Ajetit dhe Mirsad Çollakut si kandidatët e propozuar për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së për mandatin 2026–2030.

Ademi thekson se rikonfirmimi i tyre para delegatëve të LRF-ve është një dëshmi e besimit për punën dhe angazhimin e tyre të deritashëm, jo vetëm në shërbim të futbollit në rajonet e tyre, por edhe në zhvillimin e futbollit kosovar në përgjithësi, transmeton lajmi.net.

Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, ku do të bëhet votimi final, do të mbahet më 5 shkurt 2026.

Postimi i plotë:
Ismajl Ajeti dhe Mirsad Çollaku morën sot mbështetjen unanime të delegatëve të Lidhjeve Rajonale të Futbollit të Prishtinës, përkatësisht të Prizrenit, si të propozuar për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv në mandatin e ri 2026–2030 në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, që do të mbahet më 5 shkurt. Rikonfirmimi i tyre para delegatëve të LRF-ve është dëshmi e besimit për punën dhe angazhimin e deritashëm në shërbim të futbollit në regjionet e tyre dhe në futbollin kosovar në përgjithësi./lajmi.net/