Adelina Berisha më e nxehtë se vera

Adelina Berisha fton me ‘A po dalim’, këngë ritmike me një videoklip shumë perëndimor.

ShowBiz

11/08/2014 22:01

Pas suksesit të hatashëm me Blastën në hitin ‘Diçka më shumë’, këngëtarja Adelina Berisha vjen me një këngë tjetër, solo.

Kënga quhet ‘A dalim’ dhe ka një tekst të thjeshtë nga Mozzik dhe muzikë nga producentët Zzap&Chriss.

Në videoklip shohim një Adelinë me plot stil dhe pal rroba, por gjithmonë e nxehtë dhe e bukur, me vallëzime e shkundje në peisazhe të ëmbla në plazh.