Adel Taarabt debutoi te Benfica pas katër vitesh

Adel Taarabt më në fund ka debutuar te Benfica.

Sport

31/03/2019 17:43

Pas katër vitesh transferimi, Adel Taarabt ka bërë debutimit te Benfica.

Mesfushori maroken kishte nënshkruar kontratë pesëvjeçare me skuadrën portugeze në vitin 2015, pas përfundimit të marrëveshjes me QPR-në, përcjell lajmi.net.

Sidoçoftë, jeta nuk ka qenë aspak e lehtë për Taarabt te Benfica, pasi u huazua për sezonin 2017-2018.

Ish-lojtari i QPR-së luajti për një sezon te Benfica B, por ai nuk debutoi për skuadrën e parë deri dje (e shtune) ndaj Tondelas.

Pjesa e parë përfundoi 0:0, ndërsa në pjesën e dytë, trajneri i Benficas, Bruno Large, vendosi t’i dhuronte debutimin Taarabt, duke e larguar Pizzin.

Benfica fitoi ndeshjen me rezultat minimal 1 me 0 me golin e Haris Seferovic. /Lajmi.net/