Achraf Hakimi, lojtari që po tërheq vëmendjen e gjigantëve të Evropës

Achraf Hakimi është një nga lojtarët me vëmendjen më të madhe para merkatos së verës.

Sport

09/04/2020 21:30

Mbrojtësi i Real Madrid, i cili aktualisht luan me Borussia Dortmund, Achraf Hakimi, është në qendër të vëmendjes, para merkatos së verës.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Arsenal, Chelsea dhe Tottenham janë të interesuara për nënshkrimin e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Bayern Munich, Juventus dhe PSG janë gjithashtu skuadrat që mbajnë nën vëzhgim lojtarin, i cili po afrohet me fundin e huazimit te BVB.

Dortmund shpreson të nënshkruajë me 21 vjeçarin, por një luftë e madhe për shërbimet e tij duket se do ta vështirësojnë këtë punë.

Real Madrid synon ta mbajë lojtarin, por nuk dihet nëse sezoni i ardhshëm do të ketë ndonjë vend startues për të, në formacionin e Zinedine Zidane. /Lajmi.net/