Acer lanson një Chromebook 15 më të madh

Para ngjarjes së CES 2015, Acer ka zbuluar disa produkte të reja dje, duke përfshirë dy Chromebook, një laptop me kamerë 3D, procesorë të përmirësuar, monitorë të rinj dhe më shumë.

Auto & Tek

04/01/2015 15:34

Pajisjet më të fundit nga Acer do të debutojnë këtë javë në Las Vegas.

Pajisja Chromebook 15 ka një ekran më të madh – 15.6 inç HD. Ndryshe nga të tjerët, ky Chromebook është krijuar për të kushtuar më lirë: Çmimet fillojnë nga $249, me 16GB hapsirë në SDD dhe 2GB RAM, transmeton Lajmi.net.

Data zyrtare e lansimit të kësaj pajisje nuk është specifikuar ende.

Por, Chromebook 15 ka një procesor të gjeneratës së pestë të Intel, dhe gjithashtu një bateri e cila mund ta mbajë në jetë atë deri në 15 orë, sipas Acer.

Përveç pajisjeve Chromebook, Acer prezantoi edhe laptopin e përmirësuar Aspire V17 Nitro, i cili do të vijë shumë shpejtë me një kamerë 3D. Sipas Acer, përdoruesit mund të bashkëveprojnë me kompjuterin pa e prekur fare tastierën.