Acarohen raportet Rusi – Poloni, dëbohen diplomatët

Përmes një deklarate, sot më 17 nëntor, Ministria e Jashtme ruse, ka akuzuar diplomatët polakë, se janë përfshirë në aktivitete që nuk përkojnë me statuset e tyre, frazë kjo që në përgjithësi përdoret kur e akuzon dikë për spiunazh.

Bota

17/11/2014 10:41

 “Autoritetet polake, kanë marrë hapa jomiqësorë. Andaj Rusia ka marrë masa dhe një numër të tyre i ka urdhëruar që të largohen nga vendi”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme ruse.

Marrëdhëniet mes Moskës dhe anëtarëve të Bashkimit Evropian janë tensionuar kohët e fundit, për shkak krizës në lindje të Ukrainës dhe sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë.

Edhe Varshava zyrtare ka dëbuar diplomatë rusë nga vendi i saj, por arsyeja ende mbetet e paqartë.