Abrashi: Kosova po bëhet, hap pas hapi

21:21 | 7 Tetor 2016

Arban Abrashi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka postur një fotografi të Kuvendit të Kosovës në Facebook dhe i ka uruar qytetarët për kalimin në lexim të parë të projektligjit për Trepçën.

“Trepça është e pronë e qytetarëve të Kosovës. Ligji hap të ardhmen e saj. Kosova po bëhet, hap pas hapi. Urime të gjithëve!”, ka shkruar Abrashi.