Abramovich i ndalohet e drejta që të jetojë në Britani të Madhe – shihet si i afërt me Putinin
Miliarderi i Chelsea, Roman Abramovich me shumë gjasë nuk do të mund të jetojë më në Britani të Madhe.
Sport
Abramovich hiqte dorë nga viza e tij e nivelit 1, në vitin 2018, pas kritikave nga oligarkët rusë, përcjell lajmi.net.
‘Dailymail’ tashmë raporton se Abramovich me shumë gjasë nuk do të ketë më mundësi të jetojë në Britani.
Miliarderi, pronar i Chelsea, thuhet se konsiderohet si një nga faktorët që bën të mundshëm regjimin e Vladimir Putin.
Abramovich ka në pronësi një pronë të vlefshme 125 milionë funte në Kensington Palace. /Lajmi.net/