Abelard Tahiri mbetet jashtë Kuvendit: S’i kam siguruar votat e mjaftueshme për deputet, por nuk do të ndalem

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për një mandat të ri si deputet i Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, Tahiri ka premtuar se do të jetë zëri i të gjithë atyre që e votuan brenda stukturave të PDK-së. “Do të vazhdoj të jem zëri juaj brenda strukturave të…

Lajme

06/01/2026 15:47

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për një mandat të ri si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, Tahiri ka premtuar se do të jetë zëri i të gjithë atyre që e votuan brenda stukturave të PDK-së.

“Do të vazhdoj të jem zëri juaj brenda strukturave të PDK-së dhe të angazhohem me përkushtim për të dhënë më të mirën që di, gjithmonë në shërbim të vendit tim dhe interesit qytetar. Besimi juaj më obligon të mos ndalem”, shkruan ai.

Statusi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Faleminderit nga zemra të gjithë ju që më besuat votën tuaj. Edhe pse votat nuk mjaftuan për të siguruar edhe një mandat si deputet, mbështetja juaj është një përgjegjësi e madhe për mua.

Do të vazhdoj të jem zëri juaj brenda strukturave të PDK-së dhe të angazhohem me përkushtim për të dhënë më të mirën që di, gjithmonë në shërbim të vendit tim dhe interesit qytetar. Besimi juaj më obligon të mos ndalem.

Angazhimi im për ju dhe për Kosovën nuk përfundon me zgjedhjet, ai vetëm sa forcohet nga besimi juaj./Lami.net/