Abelard Tahiri dërgon të birin te varri i Mujë Krasniqit: Liria u fitua me sakrificë dhe duhet ruajtur me dinjitet
Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri ka dërguar djalin e tij, Pirron tek varri i Mujë Krasniqit, në 27 vjetorin e rënies së tij me 40 luftëtarë. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për Pirron dhe të gjithë fëmijët e tjerë, liria ka emër, histori dhe ka përgjegjësi, shkruan lajmi.net. “Këtu,…
Lajme
Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri ka dërguar djalin e tij, Pirron tek varri i Mujë Krasniqit, në 27 vjetorin e rënies së tij me 40 luftëtarë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për Pirron dhe të gjithë fëmijët e tjerë, liria ka emër, histori dhe ka përgjegjësi, shkruan lajmi.net.
“Këtu, para sakrificës që na solli lirinë, e kaluara dhe e ardhmja takohen në heshtje. E kaluara na mëson se liria nuk dhurohet, por fitohet me gjak, guxim dhe besim. E ardhmja na obligon që atë sakrificë ta ruajmë, ta nderojmë dhe ta bëjmë të vlejë, me drejtësi, dinjitet dhe dashuri për vendin. Ky është Pirro, djali im, para varrit të Mujë Krasniqit, në 27-vjetorin e rënies së tij me 40 luftëtarë. Lavdi dëshmorëve të UÇK-së”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij: