Abdixhiku: Vendi ka nevojë për një President që përfaqëson unitetin, garanton balancën institucionale dhe respekton frymën kushtetuese
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar në lidhje me takimin që ka realizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për çështjen e Presidentit. Ai ka thënë se LDK do të vazhdojë të jetë e angazhuar për stabilitet institucional për të përmbushur detyrimet kushtetuese në kohë. Për tri javët e mbetura në dispozicion, ai ka…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar në lidhje me takimin që ka realizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për çështjen e Presidentit.
Ai ka thënë se LDK do të vazhdojë të jetë e angazhuar për stabilitet institucional për të përmbushur detyrimet kushtetuese në kohë.
Për tri javët e mbetura në dispozicion, ai ka thënë se është afat që kërkon përgjegjësi, seriozitet dhe gatishmëri për zgjidhje.
“Në funksion të këtij angazhimi, përveç takimit të sotëm, do të vazhdoj konsultimet me të gjithë liderët politikë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. LDK do të jetë e përkushtuar në secilën ditë të mbetur. LDK beson se vendi ka nevojë për një President që përfaqëson unitetin, garanton balancën institucionale dhe respekton frymën kushtetuese të Republikës. Zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për të gjithë dhe në shërbim të stabilitetit të vendit”, ka shkruar Abdixhiku. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: