Abdixhiku tall qeverinë në detyrë: S’kemi 100 mijë euro për gazetarë, por një darkë po

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ironizuar mbi raportimet se një gazetari të transmetuesit publik, i cili kishte realizuar një intervistë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, qeveria i ka dhënë një donacion prej 100 mijë eurosh. Para se të mbyllte për media mbledhjen e kryesisë, Abdixhiku thumbi qeverinë në detyrë për keqmenaxhimin e fondeve…

Lajme

10/07/2025 17:09

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ironizuar mbi raportimet se një gazetari të transmetuesit publik, i cili kishte realizuar një intervistë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, qeveria i ka dhënë një donacion prej 100 mijë eurosh.

Para se të mbyllte për media mbledhjen e kryesisë, Abdixhiku thumbi qeverinë në detyrë për keqmenaxhimin e fondeve publike, duke nënvizuar se opozita nuk ka mjete për t’i shpërblyer gazetarët me shuma të mëdha. “Na nuk i kemi kah 100 mijë euro me iu dhanë gazetarëve për intervistë, po nëse rrini edhe pak kah një darkë e keni”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net.

LDK po mban mbledhje sot, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët për kryetar të komunave./lajmi.net/