Abdixhiku takohet me të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš i shoqëruar nga ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič. Në takim Abdixhiku dhe homologët e tij diskutuan për situatën aktuale politike në vend. Abdixhiku gjithashtu foli edhe për thellimin e marrëdhënieve…

Lajme

05/07/2024 12:50

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš i shoqëruar nga ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič.

Në takim Abdixhiku dhe homologët e tij diskutuan për situatën aktuale politike në vend. Abdixhiku gjithashtu foli edhe për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, në rast se LDK vjen në pushtet, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš i shoqëruar nga ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič.

Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe i dërguari i posaçëm i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Frangeš diskutuan për situatën aktuale politike në vend dhe qëndrimin e Lidhjes Demokratike lidhur me këto ngjarje.

Gjithashtu u diskutua edhe lidhur me mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimit të raporteve mes Kosovës dhe Sllovenisë, vend ky i cili ka ndihmuar Kosovës në proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore të saj. /Lajmi.net/