Abdixhiku takohet me Osmanin, thotë se i ofroi mbështetje për Bordin e Paqes
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Ai ka thënë se ata kanë biseduar mbi zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën. “Në këtë takim u informova për iniciativën e Presidentit Donald Trump për themelimin e Bordit të…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Ai ka thënë se ata kanë biseduar mbi zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën.
“Në këtë takim u informova për iniciativën e Presidentit Donald Trump për themelimin e Bordit të Paqes; një nismë që synon forcimin e stabilitetit, dialogut dhe paqes, dhe që e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. I shpreha Presidentes Osmanit mbështetjen e plotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë iniciativë. Forcimi i paqes, i aleancave, në veçanti me SHBA-të, dhe i rolit ndërkombëtar të Kosovës duhet të jetë përparësia jonë”, ka shrkuar Abdixhiku në Facebook.
Ai ka thënë se LDK mbetet e përkushtuar ndaj orientimit euroatlantik dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë strategjikë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: