Abdixhiku, qytetarëve pasi Rama triumfoi në kryeqytet: Fitorja është e juaja
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka falënderuar qytetarët e Prishtinës që zgjodhën Përparim Ramën kryetar të kryeqytetit edhe për katër vjet. Gjatë festës së LDK-së në sheshet e Prishtinës, Abdixhiku këtë fitore e quajti jo vetëm të LDK-së, por të të gjithë qytetarëve. Po ashtu, i pari i LDK-së uroi të gjitha…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka falënderuar qytetarët e Prishtinës që zgjodhën Përparim Ramën kryetar të kryeqytetit edhe për katër vjet.
Gjatë festës së LDK-së në sheshet e Prishtinës, Abdixhiku këtë fitore e quajti jo vetëm të LDK-së, por të të gjithë qytetarëve.
Po ashtu, i pari i LDK-së uroi të gjitha komunat ku LDK fitoi në balotazhin e 9 nëntorit.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në shtatë komuna në këto zgjedhje.