Abdixhiku përmendi emrat e deputetëve që nuk pranuan të votojnë për Bekim Sejdiun, paralajmëron ndëshkimin e tyre
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi gjashtë deputetë të kësaj partie janë deklaruar kundër mbështetjes së marrëveshjes së arritur me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për propozimin e Bekim Sejdiut për president të Kosovës. Abdixhiku ka thënë se gjashtë deputetët kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e partisë…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi gjashtë deputetë të kësaj partie janë deklaruar kundër mbështetjes së marrëveshjes së arritur me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për propozimin e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.
Abdixhiku ka thënë se gjashtë deputetët kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e partisë dhe se, sipas tij, një qëndrim i tillë mund t’i shkaktojë vendit pasoja të rënda.
“Me keqardhje, 6 deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos respektojnë vendimin e LDK-së. Kanë deklaruar se nuk e votojnë kandidatin e propozuar. Në këtë fazë, besoj se i bëjnë vendit dëm të pariparueshëm”, tha ai.
Abdixhiku është pyetur gjithashtu nëse gjashtë deputetët do të përballen me pasoja brenda partisë për shkak të vendimit të tyre.
“Ajo do të vijë”, është përgjigjur ai, duke mos dhënë më shumë hollësi.