Abdixhiku për Bashën: Kur je në një artikull, merr përgjegjësi për gjithë atë, jo vetëm për një pjesë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas sqarimit të Kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, lidhur me artikullin e vitit 2012 që përmban deklarata kontestuese për UÇK-në. Abdixhiku tha se përkundër pretendimit të Bashës se është autor vetëm i një kapitulli, bashkautorësia në një punim nënkupton përgjegjësi për të gjithë përmbajtjen. “Kur…

Lajme

27/08/2025 21:12

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas sqarimit të Kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, lidhur me artikullin e vitit 2012 që përmban deklarata kontestuese për UÇK-në.

Abdixhiku tha se përkundër pretendimit të Bashës se është autor vetëm i një kapitulli, bashkautorësia në një punim nënkupton përgjegjësi për të gjithë përmbajtjen.

“Kur je në një artikull, merr përgjegjësi për gjithë atë, jo vetëm për një pjesë”, është shprehur Abdixhiku në Dukagjin, duke aluduar drejtpërdrejt në përpjekjen e Bashës për t’u distancuar nga pjesët më të debatueshme të punimit./Lajmi.net/